Real Madrid mposhti Liverpool-in në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti në Paris dhe fitoi titullin e kampionit të Evropës.
Ishte finalja që u shënua nga një organizim katastrofik që vonoi finalen me gati 40 minuta.
Tifozët e Liverpoolit u mbajtën për dhjetëra minuta para portës së stadiumit pasi kishte probleme me biletat që nuk lexoheshin në skanerë. Situata ka çuar në krijimin e incidenteve.
Dy tifozë janë vetëvrarë dhe “L’Equipe” shkruan se lidhet me incidentet e Parisit, pasi tifozët kanë qenë të pranishëm edhe në tragjedinë e Hillsborough më 15 prill 1989, kur gjatë një ndeshjeje mes Liverpool-it dhe Nottingham Forest-it ka ndodhur një rrëmujë la 96 të vdekur dhe 766 të tjerë të plagosur.
Kështu, u riaktivizua trauma e përjetuar nga dy të mbijetuarit e tragjedisë Hillsborough kur panë se çfarë po ndodhte në Paris. Njëri prej tifozëve u vetëvra shtatë ditë pas finales së Ligës së Kampionëve dhe tjetri vetëm pak ditë më parë.
“Nuk mund të jap shumë detaje për dy vetëvrasjet sepse hetimet janë në vazhdim. Mund të them vetëm se e para ndodhi rreth shtatë ditë pas finales dhe e dyta ndodhi javën e kaluar.
Viktimat ishin të moshës nga 52 deri në 63 vjeç dhe nuk ka dyshim se ata iu drejtuan këtij gjesti për shkak të finales së fundit të Ligës së Kampionëve, e cila i detyroi ata të rijetojnë dramën e vitit 1989, të cilën ata mendonin se e kishin kaluar”, tha Peter Scarf, kryetar i Shoqatës”HSSA (Hillsborough Survivors Support Alliance)” Hillsborough Survivors Support Alliance.
Dy tifozët që u vetëvranë nuk ishin të vetmit që ishin të pranishëm si në Hillsborough ashtu edhe në finalen e Parisit. Siç raporton AS spanjolle, 11 tifozë po i nënshtrohen terapisë dhe shpenzimet po përballohen nga Shoqata e të mbijetuarve të Hillsborough.