tragjedia ne roskovec karamuco tregon dinamiken autori do vriste akoma policia e fierit shpetoi vajzen 6a63de88486eb

Tragjedia në Roskovec/ Karamuço tregon dinamikën: Autori do vriste akoma, Policia e Fierit shpëtoi vajzën

July 24, 2026
1 minut lexim

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Refit Buzi, 35-vjeçari i cili vrau ish vjehrrin, ish vjehrrën dhe më pas veten, e përndiqte ish partneren dhe ishte në arrest shtëpie.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se pasi qëlloi me armë ish vjehrrit, ai mori vajzën dhe rrugës ndaloi një qytetar ku i mori celularin, e më pas telefonoi policinë.

Karamuço shtoi se përmes sinjalit telefonik, policia gjeti se ku autori kishte parkuar makinën.

Është personaliteti i një përndjekësi, njeriu të dhunshëm, me urdhra mbrojtesh, ishte në arrest shtëpie. Një marrëdhënie me vajzën, me ulje dhe ngritje, me çekuelibrime emocionale. Prindëit e saj i fajësonte për çdo gjë. Kishte disa ditë që nuk flinte gjumë, dy ditë që nuk hante bukë. Çohet, merr një armë gjaku, shkon tek banesa e vajzës, qëllon babain në gjoks të parin, edhe nënën, dhe me tytën e çiftës godet vajzën. Largohet me makinë dhe rrugës ndaloi një qytetar dhe i merr celularit. Merr sallën e policisë në Fier. Kishte gjetur një vend me fushëpamje të madh. Forcat e kanë lokalizuar, fillimisht ka kërkuar shefin e një posti policie.

Kanë shpëtuar jetën e vajzës, e bindën autorin ta nxirrte nga makina. Ka vazhduar një negociatë e gjatë. Ky person ka mbajtur tytën e çiftes në gojën e tij, ka qenë persistent që do i jepte fund jetës. Në një moment iu ofrua kafe, ujë, doli nga makina, por mbante armën. Pastaj, diku pasdite, i ka dhënë fund jetës, duke u goditur në gjoks. Edhe me probleme në Britaninë e Madhe, me lëndë narkotike. Edhe në Gjermani, me një biznes që i shkoi keq, kishte borxhe”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbi nje vit e gjysme pa asnje gjurme ende nuk dihet fati i veteranit te uck se nga hasi 6a63ddd67fedc
Lajmi i mëparshëm

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

ristrukturim ne qeverine gjermane merz paralajmeron vale te re ndryshimesh 6a63deb0d9810
Lajmi i radhës

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

Të fundit nga

Një 27 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë në burg

Një i burgour njëzet e shtatë vjeç nga Kumanova u gjet i vdekur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues burgun K’shanje, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu K’shanje u raportua
ShkoLartë