mbi nje vit e gjysme pa asnje gjurme ende nuk dihet fati i veteranit te uck se nga hasi 6a63ddd67fedc

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

July 24, 2026
1 minut lexim

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që kur është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Hasi, Zylfi Tejeci, për të cilin ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij.

Tejeci ishte zhdukur më 23 janar të vitit të kaluar, ndërsa familja vazhdon të presë përgjigje për vendndodhjen e tij.

Para rreth gjashtë muajsh, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kishte deklaruar se rasti po vazhdon të hetohet dhe se policia ka ndërmarrë vazhdimisht veprime hetimore.

Së fundmi, djali i tij, Ardian Tejeci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për mungesën e përgjigjeve për fatin e babait të tij.

Ai ka theksuar se babai i tij është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka kërkuar që të zbardhet sa më parë e vërteta për zhdukjen e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gruaja nga maqedonia me veture vrau brutalisht nje qen ne mal te zi tentoi te arratisej por u kap ne kufi 6a63c74cd93c1
Lajmi i mëparshëm

Gruaja nga Maqedonia me veturë vrau brutalisht një qen në Mal të Zi! Tentoi të arratisej, por u kap në kufi

tragjedia ne roskovec karamuco tregon dinamiken autori do vriste akoma policia e fierit shpetoi vajzen 6a63de88486eb
Lajmi i radhës

Tragjedia në Roskovec/ Karamuço tregon dinamikën: Autori do vriste akoma, Policia e Fierit shpëtoi vajzën

Të fundit nga

Një 27 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë në burg

Një i burgour njëzet e shtatë vjeç nga Kumanova u gjet i vdekur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues burgun K’shanje, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu K’shanje u raportua
ShkoLartë