ristrukturim ne qeverine gjermane merz paralajmeron vale te re ndryshimesh 6a63deb0d9810

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

July 24, 2026
1 minut lexim

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka nisur një riorganizim të kabinetit qeveritar, duke emëruar sekretarin e përgjithshëm të Unionit Kristian Demokrat (CDU), Carsten Linnemann, në postin e ministrit të Shëndetësisë.

Linnemann do të marrë vendin e Nina Warken, e cila do të transferohet në detyrën e ministres për Çështje të Posaçme dhe drejtuese e Kancelarisë Federale.

Gjatë një deklarate në kopshtin e Kancelarisë, Merz bëri të ditur se ky është vetëm hapi i parë i ndryshimeve në qeveri, ndërsa njoftoi se pas përfundimit të pushimeve verore priten edhe lëvizje të tjera në kabinet.

“Do të ketë ndryshime të tjera në qeverinë federale. Do t’ju informoj në kohën e duhur”, u shpreh kreu i CDU-së, duke shtuar se vendimet e ardhshme do të merren me kujdes dhe pas konsultimeve të nevojshme.

Mediet gjermane raportojnë se një nga postet që mund të preket nga ndryshimet është edhe ai i ministrit të Transportit, Patrick Schnieder. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Merz kishte planifikuar zëvendësimin e tij, por kandidati i propozuar, deputeti i CDU-së Fritz Guntzler, u tërhoq në momentet e fundit.

Kancelari nuk dha detaje nëse riformatimi i ardhshëm përfshin edhe ministrinë e Transportit, ndërsa as ai dhe as zyra e tij nuk komentuan raportimet e mediave.

Pas njoftimit për ndryshimet, Merz nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Sipas dpa-së, edhe Schnieder dhe Guntzler nuk ishin të arritshëm menjëherë për të dhënë një koment.

Burime të tjera bëjnë të ditur se ndryshime të mundshme mund të prekin edhe strukturat e Kancelarisë, përfshirë postin e ministres së Shtetit për Sportin, Christiane Schenderlein.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedia ne roskovec karamuco tregon dinamiken autori do vriste akoma policia e fierit shpetoi vajzen 6a63de88486eb
Lajmi i mëparshëm

Tragjedia në Roskovec/ Karamuço tregon dinamikën: Autori do vriste akoma, Policia e Fierit shpëtoi vajzën

pamela anderson flet per punen ne filmin rosebush pruning nuk do te jete per te gjithe leximi ne kopsht me pastron mendjen 6a63df7c3dbff
Lajmi i radhës

Pamela Anderson flet për punën në filmin “Rosebush Pruning”: Nuk do të jetë për të gjithë, leximi në kopsht më pastron mendjen

Të fundit nga

Një 27 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë në burg

Një i burgour njëzet e shtatë vjeç nga Kumanova u gjet i vdekur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues burgun K’shanje, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu K’shanje u raportua
ShkoLartë