tragjedia e novi sadit akuze ndaj sistemit te vuciqit 6a8b4fb0e905b

Tragjedia e Novi Sadit, akuzë ndaj sistemit të Vuçiqit

August 23, 2026
1 minut lexim

Tragjedia e Novi Sadit po shndërrohet në një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të Vuçiqit. Studentët dhe ekspertët thonë se korrupsioni dhe kapja e institucioneve kanë krijuar një klimë ku përgjegjësia politike mbetet e paprekur, pavarësisht 16 viktimave.

Shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, mbetet simbol i kërkesës së studentëve për përgjegjësi institucionale dhe politike. Në debatin publik “Serbia apo mafia”, të organizuar nga studentët në kampusin e Universitetit të Novi Sadit, tragjedia u trajtua si pjesë e një problemi më të gjerë, korrupsionit dhe dobësimit të institucioneve gjatë pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.

“Përgjegjësia e parë bie mbi kontraktuesin dhe personat përgjegjës për kryerjen e punimeve. Më pas vjen përgjegjësia e mbikëqyrjes. Mirëpo, më përgjegjës janë politikanët, sepse, sikur stacioni të mos ishte hapur dhe të kishte mbetur kantier ndërtimi, askush nuk do ta kishte humbur jetën”, tha Zoran Gjajiq, inxhinier i gjeologjisë.

Sipas pjesëmarrësve në debat, problemi shkon përtej përgjegjësisë për një projekt të vetëm. Ata e cilësojnë korrupsionin si problem sistemik.

“Jemi në pikën më të ulët historike që nga koha kur matet Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit. Asnjëherë nuk kemi qenë të renditur më keq. Transparency International na klasifikon ndër vendet më të korruptuara në Evropë. Këto janë rrethana që duhet të na shqetësojnë seriozisht”, tha Dejan Shoshkiq,  profesor në Fakultetin Ekonomik në Beograd.

Gjatë debatit u theksua gjithashtu se procedurat gjyqësore për rastin e shembjes së strehës janë shoqëruar me presione politike dhe se përgjegjësia duhet të shtrihet edhe te zyrtarët publikë.

Ndërkohë edhe pas protestave masive, përmes tubimeve dhe debateve publike, studentet vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe të mbajnë kontaktin me qytetarët, derisa po përgatiten edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat i shohin si një rrugëdalje nga kriza politike në Serbi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha ironizon ramen pasqyre albania diella e re shume milioneshe 6a8b4f326549e
Lajmi i mëparshëm

Berisha ironizon Ramën: ‘Pasqyrë Albania’, Diella e re shumë milionëshe!

rina balaj dhe ya nina shfaqen si rrallehere bashke pyeten per bashkepunim 6a8b506121460
Lajmi i radhës

Rina Balaj dhe Ya Nina shfaqen si rrallëherë bashkë, pyeten për bashkëpunim

Të fundit nga

ShkoLartë