tragjedia e llaskarces serish para apelit gjykata supreme rrezoi vendimin per denimet 6ac7c114e3867

Tragjedia e Llaskarcës sërish para Apelit, Gjykata Supreme rrëzoi vendimin për dënimet

October 8, 2026
1 minut lexim
trgjedi

Gjykata e Apelit në Shkup më 10 dhjetor do ta shqyrtojë përsëri në seancë publike rastin e aksidentit tragjik të autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë, pasi Gjykata Supreme e anuloi vendimin e Apelit dhe e ktheu çështjen për rivendosje.

Në aksidentin e 13 shkurtit 2019 humbën jetën 16 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan. Në shkallë të parë, të gjashtë të akuzuarit u shpallën fajtorë, me dënime nga 4 deri në 14 vjet burg.

Në maj 2025, Apeli i kishte rritur dënimet për katër prej tyre: pronarit të “Durmo Turs”, Durmish Beluli, nga 4 në 10 vjet, përgjegjësit për transport Remzi Miftari, nga 6 në 10 vjet, ndërsa dy punonjësve të kontrollit teknik nga 5 në 7 vjet burg.

Gjykata Supreme i pranoi kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar se Apeli nuk kishte dhënë arsyetime mjaftueshëm konkrete dhe të qarta për rolin individual të secilit të dënuar dhe lidhjen e tij me shkaqet e tragjedisë.
Tani çështja rikthehet sërish para gjyqtarëve të Apelit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

proteste ne gjykaten e kumanoves 75 punonjes kunder kryetares keshilli gjyqesor hap rrugen per hetimin e ankesave 6ac7a4fd64c5f
Lajmi i mëparshëm

Protestë në Gjykatën e Kumanovës: 75 punonjës kundër kryetares, Këshilli Gjyqësor hap rrugën për hetimin e ankesave

Të fundit nga

ShkoLartë