proteste ne gjykaten e kumanoves 75 punonjes kunder kryetares keshilli gjyqesor hap rrugen per hetimin e ankesave 6ac7a4fd64c5f

Protestë në Gjykatën e Kumanovës: 75 punonjës kundër kryetares, Këshilli Gjyqësor hap rrugën për hetimin e ankesave

October 8, 2026
1 minut lexim
kumanove

Këshilli Gjyqësor, me 8 vota pro dhe 2 kundër, ka pranuar parashtresën e administratës gjyqësore kundër kryetares së Gjykatës Themelore të Kumanovës, Snezhana Manev.
Nga 90 të punësuar në administratë, 75 kanë nënshkruar parashtresën, ndërsa më herët protestuan para gjykatës duke shprehur pakënaqësi për atmosferën dhe kushtet e punës. Sindikata UPOZ pretendon se Manev ka ushtruar mobing dhe ka përdorur fyerje personale e mbi baza kombëtare ndaj punonjësve.
Këshilli Gjyqësor ka formuar një grup pune që do t’i verifikojë pretendimet dhe do të shqyrtojë situatën në gjykatë.
Manev i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se pas protestës qëndrojnë disa punonjës të ndëshkuar për kryerje të papërgjegjshme të detyrave. Ajo ka deklaruar se kërkon angazhim maksimal nga të gjithë të punësuarit dhe se nuk do të bëjë kompromis me funksionimin e gjykatës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dyshohet per fshehje tatimi prej mbi 4 7 milione denaresh kallezim penal ndaj pronarit te nje kompanie 6ac7a3a2a7661
Lajmi i mëparshëm

Dyshohet për fshehje tatimi prej mbi 4.7 milionë denarësh, kallëzim penal ndaj pronarit të një kompanie

Të fundit nga

ShkoLartë