Një çift i sapomartuar është përfshirë në një aksident tragjik në kanalet e Venecias, ku gruaja 26-vjeçare humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj 25-vjeçar ndodhet në koma.
Gabriella Querino dhe Sean Michieli po udhëtonin me një varkë të vogël të shtunën në mëngjes, kur u përplasën me një mjet ujor rreth pesë tonësh. Përplasja shkaktoi fundosjen e varkës.
Si pasojë e aksidentit, Gabriella humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u transportua në gjendje kritike dhe ndodhet në koma.
Trupi i 26-vjeçares, me origjinë braziliane, u gjet rreth orës 09:00 nga një banor pranë ishullit Campalto, pas tre ditësh kërkimesh.
Policia, zjarrfikësit dhe zhytësit kishin vijuar operacionin për gjetjen e saj, ndërsa rrymat e forta dhe shikueshmëria e dobët e kishin vështirësuar ndjeshëm operacionin e kërkimit.
Burimi: botasot.info


