Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ndarë me ndjekësit një moment prekës pas humbjes së babait të saj.
Babai i artistes ka vdekur dje, ndërsa Genta sot ka publikuar një fotografi prekëse, ku shihet duke i mbajtur dorën atij.
Përmes një mesazhi të shkurtër, këngëtarja ka shprehur dashurinë dhe dhimbjen e saj për babanë.

Instastory
“Të dua”, ka shkruar Genta krahas fotografisë.
Burimi: botasot.info


