tragjedi ne vendin e punes nderron jete punetori isuf bislimi reagon komuna e shtimes 69e03bd7de54e

Tragjedi në vendin e punës: Ndërron jetë punëtori Isuf Bislimi, reagon Komuna e Shtimes

April 16, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, në emër të institucioneve komunale, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bislimi, pas ndarjes nga jeta të Isuf Bislimit, i cili ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës.

Në telegramin e ngushëllimit, Aliu i është drejtuar familjes me fjalë ngushëlluese, duke theksuar dhimbjen e thellë për këtë humbje dhe duke vlerësuar figurën e të ndjerit si një njeri të ndershëm, të urtë dhe punëtor.

“Isufi do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin dhe sjelljen e tij të mirë, duke lënë gjurmë pozitive tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet ndër të tjera në telegram.

Telegram ngushëllimi për familjen Bislimi:

E nderuara familje Bislimi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Isuf Bislimit, i cili humbi jetën në vendin e tij të punës. Ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri i ndershëm, i urtë dhe punëtor, që me përkushtimin dhe sjelljen e tij la gjurmë të mira tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Isufi shquhej për qetësinë, maturinë dhe respektin ndaj të tjerëve, duke qenë shembull i një qytetari të denjë dhe një njeriu me vlera të larta njerëzore. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë dhe i paharruar në mesin e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Në këto momente të rënda për ju, ndajmë dhimbjen dhe ju qëndrojmë pranë me mendje e zemër.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Bislimi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerin.

Zoti e mëshiroftë!

Dr. Qemajl Aliu
Kryetar i Komunës së Shtimes

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ligji per arsim te larte sulejmani jemi ne fazen finale synojme te garantojme cilesi te larte ne arsim 69e00c2162e2c
Lajmi i mëparshëm

Ligji për arsim të lartë, Sulejmani: Jemi në fazën finale! Synojmë të garantojmë cilësi të lartë në arsim!

dolly parton kryeson sondazhin si figura me e pelqyer nga amerikanet 69e03e3a65d40
Lajmi i radhës

Dolly Parton kryeson sondazhin si figura më e pëlqyer nga amerikanët

Të fundit nga

ShkoLartë