tragjedi ne pushime 45 vjecari mbytet ne uje ne tentim per ta shpetuar partneren 6a6746903b80b

Tragjedi në pushime: 45-vjeçari mbytet në ujë në tentim për ta shpëtuar partneren

July 27, 2026
1 minut lexim

Një baba i përkushtuar dhe ish-kampioni britanik i powerliftingut, Jeremy Paynter, ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë pushimeve në ishullin spanjoll Mallorca.

45-vjeçari nga Seabrook, afër Hythe në Mbretërinë e Bashkuar, ishte në Alcudia më 28 qershor, kur ndodhi ngjarja fatale. Sipas hetimit fillestar në Britani, Paynter ishte duke udhëtuar me një mjet ujor personal, i njohur si “jet ski”, së bashku me partneren e tij Emily Hill, shkruan Mirror.

Në seancën paraprake në Oakwood House në Maidstone, u bë e ditur se mjeti u përmbys ndërsa ishte i ndalur në ujë. Të dy kishin veshur jelekë shpëtimi, ndërsa pas rënies në ujë, Paynter arriti ta ndihmonte partneren e tij të ngjitej përsëri në mjet, por nuk arriti të hipte vetë.

Koronerja Patricia Harding deklaroi se, sipas informatave të para, ai e kishte shtyrë partneren drejt mjetit ujor për ta shpëtuar, por më pas kishte hasur vështirësi për t’u kthyer në të, transmeton Klankosova.tv.

Pas disa përpjekjeve, Paynter u nxor nga uji dhe u vendos në shkëmbinjtë aty pranë, ndërsa në vendngjarje u thirr edhe një helikopter i ndihmës së shpejtë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve emergjente, ai nuk mundi të rikthehej në jetë.

Sipas ekzaminimit paraprak mjekësor të kryer në Spanjë, shkaku i vdekjes së tij ishte përcaktuar si asfiksi.

Paynter, i cili kishte lindur në Zelandën e Re, punonte si menaxher i lartë financiar dhe pas vetes la një vajzë shtatëvjeçare. Ai u përshkrua nga familjarët, miqtë dhe ish-kolegët si një njeri i dashur, bujar dhe një baba i jashtëzakonshëm.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre grupet opozitare pro marreveshjes 302 milione dollare me shba jo procedures se pershpejtuar 6a6746327587c
Lajmi i mëparshëm

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

rrobat qe nuk i vesh i coj ne xhami selin zbulon zakonin e saj prej vitesh 6a67475dac07e
Lajmi i radhës

“Rrobat që nuk i vesh i çoj në xhami”, Selin zbulon zakonin e saj prej vitesh

Të fundit nga

VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët!

Në sondazhin e fundit, të realizuar në muajin qershor, Instituti për hulumtim Stratum R&D, konfirmon se VLEN-i është partia e parë te shqiptarët. Në pyetjen: nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, për
ShkoLartë