rrobat qe nuk i vesh i coj ne xhami selin zbulon zakonin e saj prej vitesh 6a67475dac07e

“Rrobat që nuk i vesh i çoj në xhami”, Selin zbulon zakonin e saj prej vitesh

July 27, 2026
1 minut lexim

Fituesja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një detaj nga jeta e përditshme, duke zbuluar një zakon bamirësie që e ka ndjekur prej vitesh.

Në një mesazh privat të publikuar në ‘story’, një ndjekës e ka pyetur Selinin se çfarë bën me rrobat që nuk i përdor më.

Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por domethënëse: “I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar”.

Image

Postimi

Krahas bisedës së publikuar, Selin ka treguar se kjo është një nga pyetjet që i drejtohet më shpesh nga ndjekësit e saj.

Ajo sqaroi se në disa raste ua ka dhuruar rrobat edhe vajzave që i kanë shkruar drejtpërdrejt në mesazhe private, por pjesën më të madhe të tyre prej vitesh i dërgon në xhami për t’iu shpërndarë personave në nevojë.

Selin theksoi se këtë veprim bamirësie e ka bërë vazhdimisht, si para pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP, ashtu edhe pas përfundimit të këtij rrugëtimi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne pushime 45 vjecari mbytet ne uje ne tentim per ta shpetuar partneren 6a6746903b80b
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në pushime: 45-vjeçari mbytet në ujë në tentim për ta shpëtuar partneren

toshkovski ne kushte paqeje sistemet e ujesjellesit nuk duhet te sigurohen nga ushtria e policia 6a674b4e3d442
Lajmi i radhës

Toshkovski: Në kushte paqeje, sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen nga Ushtria e Policia!

Të fundit nga

VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët!

Në sondazhin e fundit, të realizuar në muajin qershor, Instituti për hulumtim Stratum R&D, konfirmon se VLEN-i është partia e parë te shqiptarët. Në pyetjen: nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, për
ShkoLartë