tragjedi ne nigeri te pakten 49 viktima pas konsumimit te alkoolit te kontaminuar arrestohet nje person 6aad7a7215fd6

Tragjedi në Nigeri, të paktën 49 viktima pas konsumimit të alkoolit të kontaminuar, arrestohet një person

September 18, 2026
1 minut lexim

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën dhe 182 të tjerë janë shtruar në spital pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar në shtetin Ondo, në jugperëndim të Nigerisë.

Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri i Shëndetësisë i Ondos, Bandji Ajaka, i cili tha se numri i viktimave është rritur ndjeshëm. Më 5 shtator, autoritetet lokale kishin raportuar për 29 persona të vdekur brenda një jave pas konsumimit të pijeve të falsifikuara.

Autoritetet dyshojnë se viktimat janë helmuar me metanol, një substancë toksike që mund të gjendet në mënyrë të paligjshme në pijet alkoolike të prodhuara pa kontroll.

Sipas autoriteteve, viktimat kishin konsumuar një lloj xhini të prodhuar lokalisht, i njohur nga banorët me emrin “Bishti i Majmunit”. Pijet alkoolike të parregulluara janë të përhapura në disa zona të Nigerisë, kryesisht për shkak se janë më të lira dhe më të lehta për t’u prodhuar.

Ajaka tha se helmimet mund të lidhen me dy ceremoni tradicionale të zhvilluara në rajonin Odigbo, ku pjesëmarrësit konsumuan një pije alkoolike lokale. Megjithatë, deri tani këto dyshime nuk janë konfirmuar përmes analizave laboratorike.

Personat e prekur kanë shfaqur simptoma të rënda, përfshirë dhimbje koke, dhimbje trupi, vështirësi në frymëmarrje, halucinacione dhe verbëri.

“Ndodh shumë shpejt. Sapo e pinë, në varësi të sasisë, veshkat ndalojnë së funksionuari, sytë verbohen dhe truri dëmtohet”, deklaroi Ajaka, duke përshkruar pasojat e helmimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasadorja e be se takon malajn dhe gogun financat dhe drejtesia ne fokus te integrimit 6aad7a10b8dda
Lajmi i mëparshëm

Ambasadorja e BE-së takon Malajn dhe Gogun: Financat dhe drejtësia, në fokus të integrimit

kim kardashian zbulon semundjen nga e cila vuan 6aad7b3bdfa69
Lajmi i radhës

​Kim Kardashian zbulon sëmundjen nga e cila vuan

Të fundit nga

ShkoLartë