ambasadorja e be se takon malajn dhe gogun financat dhe drejtesia ne fokus te integrimit 6aad7a10b8dda

Ambasadorja e BE-së takon Malajn dhe Gogun: Financat dhe drejtësia, në fokus të integrimit

September 18, 2026
1 minut lexim

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi takime me ministrin e Financave, Petrit Malaj, dhe ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, ku në fokus ishin disa prej çështjeve kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takimin me ministrin Malaj, ambasadorja theksoi rolin e Ministrisë së Financave në menaxhimin e fondeve të BE-së, si dhe në përgatitjen e Shqipërisë për detyrimet financiare që lidhen me anëtarësimin.

“Ministria e Financave luan një rol kyç në procesin e anëtarësimit, pasi menaxhon fondet e BE-së dhe përgatit vendin për detyrimet financiare që sjell anëtarësimi”, u shpreh Moreira de Sousa.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e Shqipërisë në këto drejtime.

Ndërkohë, në takimin me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në qendër të diskutimeve ishte reforma në drejtësi dhe prioritetet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.

Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e forcimit të besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë, duke e cilësuar atë si thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“Besimi i publikut te sistemi i drejtësisë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, deklaroi ajo.

Moreira de Sousa theksoi nevojën për zbatimin e qëndrueshëm të reformës në drejtësi dhe vijimin e punës mbi prioritetet e anëtarësimit, duke shprehur gatishmërinë e BE-së për të mbështetur progresin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

christopher hill e kuptoj mllefin dhe zemerimin e qytetareve ne kosove pas vendimit te speciales 6aad79b187250
Lajmi i mëparshëm

Christopher Hill: E kuptoj mllefin dhe zemërimin e qytetarëve në Kosovë pas vendimit të Speciales

tragjedi ne nigeri te pakten 49 viktima pas konsumimit te alkoolit te kontaminuar arrestohet nje person 6aad7a7215fd6
Lajmi i radhës

Tragjedi në Nigeri, të paktën 49 viktima pas konsumimit të alkoolit të kontaminuar, arrestohet një person

Të fundit nga

ShkoLartë