kim kardashian zbulon semundjen nga e cila vuan 6aad7b3bdfa69

​Kim Kardashian zbulon sëmundjen nga e cila vuan

September 18, 2026
1 minut lexim

Kim Kardashian ka treguar se është diagnostikuar me ezofagit, një gjendje që lidhet me sëmundjen nga e cila babai i saj, Robert Kardashian, ndërroi jetë në vitin 2003.

Në trailerin e sezonit të tetë të The Kardashians, të publikuar më 17 shtator, ylli i reality show-it tha se ka diçka që quhet ezofagit, raporton E News.

Ezofagiti është ënjtje dhe irritim i indeve që veshin ezofagun, ku nëse nuk trajtohet mund të zhvillohet në një gjendje të quajtur ezofagu i Barrett-it, e cila rrit rrezikun për kancer të ezofagut.

Babai i Kardashian vdiq nga kanceri i ezofagut në vitin 2003, në moshën 59-vjeçare, ku sipas fëmijëve ai humbi jetën gjashtë ose shtatë javë pas diagnoztifikimit.

Në vitin 2019 familja Kardashian hapi “Qendrën Robert G. Kardashian për Shëndetin e Ezofagut”, një institucion mjekësor i specializuar në kërkimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ezofagut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne nigeri te pakten 49 viktima pas konsumimit te alkoolit te kontaminuar arrestohet nje person 6aad7a7215fd6
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Nigeri, të paktën 49 viktima pas konsumimit të alkoolit të kontaminuar, arrestohet një person

maqedonia e veriut me mbulim te ulet vaksinimi vetem 62 e femijeve kane marre dozen e pare te mrp se 6aad7de17290a
Lajmi i radhës

Maqedonia e Veriut me mbulim të ulët vaksinimi: Vetëm 62% e fëmijëve kanë marrë dozën e parë të MRP-së

Të fundit nga

ShkoLartë