tragjedi ne michigan nga zjarri ne banese tete te vdekur gjashte prej tyre femije 6a662d6507c99

​Tragjedi në Michigan, nga zjarri në banesë tetë të vdekur, gjashtë prej tyre fëmijë

July 26, 2026
1 minut lexim

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan, SHBA, pas një zjarri.

Sipas mediave amerikane, disa prej viktimave kanë pasur plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë edhe pistën e një vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja.

Ngjarja ndodhi në një banesë në Grand Haven Township, në bregun lindor të liqenit Michigan, rreth 40 kilometra në perëndim të Grand Rapids.

Pas shuarjes së zjarrit, policia dhe shërbimet zjarrfikëse hynë në banesë, ku gjetën trupat e viktimave. Identifikimi i tyre ende nuk është përfunduar plotësisht, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten për t’u përcaktuar.

Sipas autoriteteve, fëmijët e përfshirë në ngjarje mendohet të jenë nga 5 deri në 15 vjeç. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e tragjedisë, ndërsa autoritetet po verifikojnë të gjitha pistat e mundshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama u pergjigjet protestuesve doreheqja ime snegociohet me ju 6a662cf0b5b30
Lajmi i mëparshëm

​Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

mos hajdeni te shtepia ime gjesti me kerkese per fansat 6a662e1b046fe
Lajmi i radhës

“Mos hajdeni te shtëpia ime”, Gjesti me kërkesë për fansat

Të fundit nga

ShkoLartë