mos hajdeni te shtepia ime gjesti me kerkese per fansat 6a662e1b046fe

“Mos hajdeni te shtëpia ime”, Gjesti me kërkesë për fansat

July 26, 2026
1 minut lexim

Këngëtari i njohur, Gjesti, u është drejtuar fansave me një mesazh përmes një postimi në InstaStory, ku ka kërkuar që të respektohet privatësia e tij dhe e familjes.

Ai shprehet se është mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që merr nga publiku, duke e kuptuar dëshirën e shumë fansave për ta takuar apo për të bërë një fotografi me të.

Megjithatë, Gjesti thekson se shtëpia është i vetmi vend ku arrin të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësi.

“Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia ime me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua dhe e vlerësoj pafund këtë dashni. Ama ju lutem më kuptoni edhe mua”, shkruan ai.

Artisti shton se vizitat e shpeshta pranë shtëpisë e bëjnë të vështirë ruajtjen e qetësisë, por njëkohësisht thekson se nuk dëshiron që askush të ndihet i refuzuar apo i pavlerësuar.

Gjesti u bën thirrje ndjekësve që të mos shkojnë në shtëpinë e tij, duke premtuar se do të ketë plot mundësi për t’u takuar gjatë koncerteve, eventeve dhe aktiviteteve publike.

Sipas tij, këto janë vendet më të përshtatshme për të bërë fotografi dhe për të kaluar momente me fansat.

Në fund të mesazhit, falënderon të gjithë për mirëkuptimin dhe respektin ndaj privatësisë së tij dhe të familjes, duke theksuar se kjo do të thotë shumë për të.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne michigan nga zjarri ne banese tete te vdekur gjashte prej tyre femije 6a662d6507c99
Lajmi i mëparshëm

​Tragjedi në Michigan, nga zjarri në banesë tetë të vdekur, gjashtë prej tyre fëmijë

ohri dhe struga strehe nga i nxehti turistet ankohen per cmimet 6a66320dd841e
Lajmi i radhës

Ohri dhe Struga strehë nga i nxehti, turistët ankohen për çmimet

Të fundit nga

ShkoLartë