tragjedi analisti te kerkosh zhberjen e gjykates se hages mund te perdoret dhe ti prishe pune kosoves 6ab038bb6e721

“Tragjedi,” analisti: Të kërkosh zhbërjen e Gjykatës së Hagës mund të përdoret dhe t’i prishë punë Kosovës

September 20, 2026
min lexim

Analisti Lavdrim Lita i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me thirrjet që janë bërë nga protestuesit për zhbërjen e Gjykatës së Hagës pas dënimit me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së. Lita u shpreh se nuk ka dëgjuar kurrë që një gjykatë të jetë zhbërë për shkak të mos pëlqimit të një vendimi të marrë teksa theksoi se kjo do të ishte e rrezikshme për Kosovën.

“Provokimet mund të jenë, provokimet nga agjentë provokatorë e tjerë e tjerë mund të ndodhin shpesh herë dhe sigurisht sot në botën e teknologjisë dhe të informacionit të telefonave, provokimi mund të transformohet në një diçka shumë më të madhe sesa është në të vërtetë. Pra duhet pasur një farë urtësie në menaxhimin e situatës.

Kryesorja është që partitë politike dhe qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti duhet të normalizojë jetën institucionale në Kosovë. Pra dhe me opozitën duhet të krijojë kushtet për konsensus ndërpartiak për zgjedhjen e presidentit dhe për institucionet.

Dëmi është bërë, domethënë vendimi i gjykatës është një dëm që i është bërë Kosovës dhe lidershipit politik sepse e ka ekspozuar ndërkombëtarisht në nota shumë negative. Por nëse këtë dëm që mund të kufizohet dhe mund të kontrollohet, të kthehet pastaj në një tragjedi, kjo është shumë e rrezikshme.
Këtu duhet urtësia e politikës së kosovarëve.

Pra ti do pranoje pa pasur të drejtën për të apeluar apo për të shkuar deri në fund të një procesi ligjor sepse ti e ke pranuar. Thaçi dhe shumë të tjerë, pra nuk bëhet fjalë për këtë proces por edhe për Haradinaj e të tjerë e kanë pranuar të gjykohen edhe kanë votuar e kanë pranuar të gjykohen. Pra kanë marrë avokatë, janë përgjigjur pyetjeve, kanë dhënë kundër provat e tyre.

Të prishen rregullat në mes të lojës nuk është e mençur. Nuk është e mençur për Kosovën sepse kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend në dijeninë time. Nuk ka ndodhur një gjë që tillë që ti kthen apo prish një gjykatë sepse nuk të pëlqen vendimi dhe kjo është shumë e rrezikshme”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perplasje politike ne struge per mesuesit qyra flet per te papershtatshem opozita per hakmarrje 6ab0223561e1e
Lajmi i mëparshëm

Përplasje politike në Strugë për mësuesit: Qyra flet për “të papërshtatshëm”, opozita për hakmarrje

ju erdhi fundi marshimi i protestes se 113 te kunder qeverise qytetaret thirrje rama nburg berisha nburg 6ab0393248a69
Lajmi i radhës

“Ju erdhi fundi!”- Marshimi i protestës së 113-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Të fundit nga

ShkoLartë