Trageti italian mbulohet nga flakët, anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare shkon në ndihmë

February 18, 2022
1 minut lexim

Anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare ka mbërritur për t’i dhënë ndihmë tragetit italian që u përfshi nga flakët në orët e para të ditës së premte, i cili po udhëtonte në detin Jon, mes portit grek të Igumenicës dhe Brindësit.

Incidenti u regjistrua në brigjet veriore të Korfuzit, mes Greqisë dhe Shqipërisë, 15 kilometra nga bregu. Në bordin e anijes po udhëtonin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.

Referuar informacioneve paraprake zjarri nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit, kur trageti ndodhej në veri të ishullit grekt të Korfuzit, rreth 9 milje larg nga bregu. Nga të njëjtat informacione, duket se zjarri ka filluar nga garazhi i anijës, ku ndodheshin kamionët.

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani nga policia vendase, “kapiteni i Euroferry Olympia u ka kërkuar pasagjerëve të largohen nga anija”.

Raportime të ndryshme theksojnë se trageti është evakuuar plotësisht dhe për momentin nuk raportohet për të plagosur.

Kurse mediat greke, theksojnë se personat që ndodheshin në traget janë larguar përmes varkave të shpëtimit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Në vendngjarje u dërguan tre varka patrullimi dhe tre rimorkiatorë të rojes bregdetare greke.

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Roja bregdetare greke po koordinon operacionet e shpëtimit, ndërsa roja bregdetare italiane ka siguruar avionë mbështetës dhe mjete detare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bie numri i pacientëve me Covid-19 në spitalet e Kosovës

Story i radhës

Dita e pavarësisë uli ndjeshëm numrin e gjobave në trafik

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë