Dita e pavarësisë uli ndjeshëm numrin e gjobave në trafik

Për dallim nga një ditë më parë kur policia njoftoi se brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë gjoba kundërvajtëse në trafik, sot ka njoftuar se për ditën e pavarësisë janë gjobitur 817 qytetarë.

Numri i gjobave është ulur ndjeshëm në krahasim me ditët tjera të zakonshme, ani pse trafiku ka qenë shumë i ngarkuar.

Sipas policisë, krahas gjobave në trafik, janë shqiptuar edhe 170 të tjera në bazë të ligjit antiCovid-19.

Ndërsa sa i përket aksidenteve në trafik, të enjten janë regjistruar 29, prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 18 tjera me dëme materiale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trageti italian mbulohet nga flakët, anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare shkon në ndihmë

Story i radhës

KPMD ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi për grupin “Lev Tahor”

Të fundit nga