trafiku urban ka nje njoftim lidhur me orarin e qarkullimit te autobuseve 61fe24cea1639

Trafiku Urban ka një njoftim lidhur me orarin e qarkullimit të autobusëve

February 5, 2022
1 minut lexim

Trafiku Urban ka njoftuar se nga sot, autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, TU ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Të nderuar qytetarë, në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 04.02.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se nga data 05.02.2022 autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00″.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve.

Të nderuar qytetarë, në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 04.02.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se nga data 05.02.2022 autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e juaj sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmē ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:

J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]

55. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.

56. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

58. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.

26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;

Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!

Për më shumë sqarime, kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber:

045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nervozohet ancelotti pse nuk me pyesni per cellabos dhe carvajal 61fe24ca5ee5c
Story i mëparshëm

Nervozohet Ancelotti: Pse nuk më pyesni për Cellabos dhe Carvajal?

d0bad0bed0b2d0b0d187d0b5d0b2d181d0bad0b8 d0bdd0b0 d181d180d0b5d0b4d0b1d0b0 d181d0be d0bbd0b8d0b4d0b5d180d0b8d182d0b5 d0bdd0b0 d0b5d183 61fe25f1646ba
Story i radhës

Ковачевски на средба со Лидерите на ЕУ: Почеток на преговори со Северна Македонија веднаш

Të fundit nga

​26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Brenda
ShkoLartë