Nervozohet Ancelotti: Pse nuk më pyesni për Cellabos dhe Carvajal?

Real Madridi u eliminua në mënyrë sensacionale në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Disfatë që solli polemika të shumta kundër Carlo Ancelottit, fajtor për përjashtimin e lojtarëve si Bale dhe Hazard edhe në një ndeshje të tillë.

Duke folur për këto akuza, trajneri i “Los Blancos” theksoi se është lodhur nga fakti se gjithmonë pyetet nga gazetarët se pse nuk i fut në lojë Bale dhe Hazard.

“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Pse më pyet gjithmonë për Bale, Hazard dhe Jovic? Pse nuk pyet edhe për Ceballos apo Carvajal? Nëse duam të flasim për atë se kush nuk ka luajtur, duhet të flasim për të gjithë, jo vetëm për këta tre. Luajti qoftë edhe një minutë dhe të gjithë të tjerët mbetën në stol, si Vallejo për shembull. Ata janë të gjithë në të njëjtin nivel”-u shpreh tekniku.

Ndërsa këtë të dielë në orën në orën 21:00 madrilenët do të ndeshen me Granadën, ku së fundmi është transferuar edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, për takimin e javës së 23 të La Ligës.

Në letër kjo sfidë pritet të jetë e thjeshtë për “Los Blancos”, të cilët qëndrojnë në krye të tabelës së elitës së futbollit spanjoll me 50 pikë, ndërsa përballë do të ketë Granadën e vendit të 14, e cila në 22 ndeshje ka mundur të mbledhë 24 pikë gjithsej.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Donaldi shpërthen në lot, çfarë ndodhi gjatë spektaklit

Story i radhës

Trafiku Urban ka një njoftim lidhur me orarin e qarkullimit të autobusëve

Të fundit nga