Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, bllokohet rrethi i Bradasheshit

February 7, 2025
1 minut lexim

Gjatë pasdites së kësaj të premteje, ka pasur trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, ku makinat janë bllokuar në hyrje të Elbasanit, në zonën e Bradasheshit.

Shkaku kryesor është fluksi i qytetarëve që largohen nga kryeqyteti për fundjavë në juglindje.

Rrethrrotullimi i Bradasheshit është shndërruar në një pikë të ngarkuar trafiku, e cila krijon vështirësi për shoferët jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe në periudha festash apo ditë të zakonshme.

Megjithatë, nuk është marrë asnjë masë konkrete nga Policia Rrugore apo Bashkia e Elbasanit për të zgjidhur këtë problem.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Karen Pierce zëvendëson Peach si e dërguar e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor

Story i radhës

Nesho: Deklarata e Grenellit kundër Kurtit nuk do të ketë influencë në opinionin publik të Kosovës

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë