nesho deklarata e grenellit kunder kurtit nuk do te kete influence ne opinionin publik te kosoves 67a64575bcf2b

Nesho: Deklarata e Grenellit kundër Kurtit nuk do të ketë influencë në opinionin publik të Kosovës

February 7, 2025
min lexim

Kryeministri Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë më parë.

Ndërkohë që Grenell i ka quajtur iluzionuese deklaratat e Kurtit derisa ka thënë se marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta.

E ish- diplomati, Agim Nesho ka thënë se deklaratat që i ka bërë Kurti kanë qenë të detyruara ndaj një deklarate të këshilltarit kryesor të presidentit Trump, pasi që sipas tij ka gjykuar të gjithë veprimtarinë e tij në administratën e parë të vitit 2016-2020.

“Në fakt deklaratat që ka bërë Kurti ka qenë i detyruar ndaj një deklarate që një nga këshilltarët kryesor të presidentit Trump tashmë duke gjykuar edhe gjithë veprimtarinë e tij në administratën e parë të 2016-2020 i cili ka qenë i ngarkuar për çështjet e Ballkanit për irnecinë ka bërë në lidhje me Qeverinë Kurti dhe sidomos për para zgjedhjeve, Grenell ka qenë i detyruar nga lidhjet e mëparshme nga angazhimet e tij të mëdha që ka pasur si me Serbinë ashtu edhe me projektet e tjera për të krijuar një paqe dhe stabilitet ballkanik. Ajo që është në esencë të deklaratës së Grenellit kur akuzon Kurtin “që mos u mashtroni nga ky personalitet” në fakt nuk qëndron për arsye sepse raportet midis shteteve nuk lidhen me interesat se si përshtatët liderët që mbrojnë vendet e tyre dhe sovranitetin e vendit të tij”, ka deklaruar Nesho në emisionin “Ditari” në tëvë1.

I pyetur se a do të ketë ndikim në zgjedhje deklarata e Grenellit ndaj Kurtit, Nesho thotë se nuk do të ketë asnjë ndikim.

Madje ai tha se Grenell pavarësisht funksioneve të larta që ka, në rastin e ndërhyrjes së zgjedhjeve në Kosovë është duke bërë të njëjtin gabim si më parë.

Sipas tij, deklarata e Grenellit ndaj Kurtit “mos u mashtroni nga ky personalitet”, nuk do të ketë influence në opinionin publik të Kosovës.

“As një zero ndikim për arsye se ne nuk duhet të jemi naiv edhe kur njerëz të caktuar bëjnë presione të tilla, duhet të ndajmë një gjë që Amerika është shumë e madhe, Amerika është ajo që presidenti Baiden ka thënë gjithmonë që nga fillimi i tij merreni Amerikën si frymë të vlerave që përfaqëson, të lirisë që sjell të demokracisë jo të individëve dhe të personaliteteve të cilët përpiqen të shfrytëzojnë në një rast edhe këtë post. Grenell pavarësisht funksioneve të larta, në rastin e ndërhyrjes në zgjedhjet në Kosovë po bënë të njëjtin gabim si më parë e cila nuk do të ketë asnjë influencë në opinionin publik shqiptar të Kosovës”, tha ai ndër të tjera.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trafik i renduar ne autostraden tirane elbasan bllokohet rrethi i bradasheshit 67a63bd75ec81
Story i mëparshëm

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, bllokohet rrethi i Bradasheshit

britania i kerkon apple krijimin e nje backdoor ne icloud 67a6483fa0dcb
Story i radhës

Britania i kërkon Apple krijimin e një “backdoor” në iCloud

Të fundit nga

ShkoLartë