Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë/ Policia apel shoferëve: Ndiqni këto akse

Për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës- Tiranë, Policia Rrugore iu bën apel shofërëve të zgjedhin rrugë alternative për të hyrë në kryeqytet.

Përmes një njoftimi policia sugjeron ‘Rrugën e Ndroqit’ dhe autostradën Tiranë-Elbasan për të shmangur trafikun e për të mos rënduar më shumë fluksin e automjeteve.

Policia rrugore ka bërë apel sdrejtuesit të mjeteve gjithashtu të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

Policia Rrugore e Tiranës

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

Kthehu  në shtëpi  i sigurtë , respekto  rregullat e qarkullimit rrugor 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i Francës, Macron zbulon detajet e bisedësme Mbappen

Story i radhës

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Të fundit nga