Trabzonspori drejt fronit pas 40 vjetësh

Në vitet e fundit, liga turke është bërë destinacioni kryesor për lojtarët nga pesë kampionet e mëdha në Evropë. Jo vetëm ata që kanë mbushur të tridhjetat zgjedhin skuadrat nga Stambolli dhe më gjerë në Turqi. Galatasaray, Adana, Fenerbahce, skuadrat kryesore janë plot me emra të mëdhenj. Trabzonspori, që kryeson kampionatin, nuk i shpëton kësaj tendencë.

Skuadra e drejtuar nga Abdullah Avci (i ulur në pankinën e Trabzonsporit në vitin 2020) ka krijuar një shkëputje prej 15 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Konyaspori, skuadër ku luajnë edhe tre shqiptare: Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi.

Çuditërisht, të mëdhatë e Stambollit rrezikojnë të mbeten jashtë Champions League. Basaksehir dhe Fenerbahce kanë njëzet pike më pak se vendi i parë, ndërsa Galatasaray është vetëm tetë pikë mbi zonën e rënies.

Jashtë Ligës së Konferencës, Trabzonspor është i përqendruar në garat shtëpiake, përkatësisht në Superligën dhe Kupën e Turqisë. Në pranverë do të sfidojë Kayserisporin në gjysmëfinale.

Për sa i përket kampionatit, skuadra e drejtuar nga Avci ka grumbulluar 20 fitore në 28 raunde, me vetëm një humbje të pësuar.

Në xhiron e fundit, Trabzonspori u ndal 1-1 në fushën e Fenerbahces pas disa sukseseve radhazi, gjithsesi mbetet mjaftueshëm i shkëputur për të besuar se do të kthehet në fronin e elitës së futbollit turk pas 40 vitesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria lehtëson masat anti-Covid! Ja vendimet

Story i radhës

David dhe Victoria Beckham dhurojnë shumën marramendëse për fëmijët në Ukrainë!

Të fundit nga