David dhe Victoria Beckham dhurojnë shumën marramendëse për fëmijët në Ukrainë!

David dhe Victoria Beckham kanë dhutuar shumën prej 1 milion dollarësh për apelin urgjent të UNICEF-it për të ndihmuar e për të mbështetur Ukrainën.

Futbollisti 46 vjeçar, bëri një apel urgjent përmes “Fondit” të tij për UNICEF-in për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes për fëmijët e prekur në vendin e shkatërruar nga lufta.

Dhe burime pranë çiftit zbuluan për “MailOnline” se David dhe Victoria kanë dhuruar 1 milion paund nga paratë e tyre për nismën e bamirësisë.

“David dhe Victoria personalisht dhuruan 1 milion £ për apelin e urgjencës të krijuar përmes Fondit 7 për UNICEF-in. Ata donin të bënin gjithçka që mundeshin për të ndihmuar UNICEF-in në punën e tyre në terren në Ukrainë.”

Përveç tyre, edhe disa aktorë dhe regjisorë të tjerë kanë shprehur mbështetje ndaj Ukrainës në mes të krizës. Ryan Reynolds dhe Blake Lively morën pjesë në një mbledhje fondesh për vendin dhe premtuan dhurimin e dyfishtë të shumës që do të mblidhet.

Aktorja e lindur në Ukrainë, Mila Kunis dhe bashkëshorti Ashton Kutcher po bashkëpunojnë së bashku për t’ju dalë në ndihmë shtetasve ukrainas.

Objektivi i dy aktorëve është që të arrijnë shumën prej 30 milionë dollarësh (27.4 milionë euro) për t’u dalë në ndihmë njerëzve të larguar nga Ukraina.

Me ndihmën e fushatës GoFundMe, ata nisën grumbullimin e mjeteve për ta ndihmuar vendin e sulmuar nga Rusia, ndërsa tashmë kanë mbledhur më shumë se gjysmën e shumës që e kishin caktuar si objektiv.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trabzonspori drejt fronit pas 40 vjetësh

Story i radhës

Çfarë plani ka Putini? Rusia dërgon trenin e blinduar në Ukrainë

Të fundit nga