Tottenhami përballë Evertonit, ja formacionet zyrtare

min lexim

Sonte me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Tottenham dhe asaj të Everton, e vlefshme kjo për xhiron e 11 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Tottenhami shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Brightonit, kurse Evertoni pësoi humbje 2:1 nga Manchester United.

Momentalisht, Tottenhami zë vendin e tretë në tabelë me 20 pikë të arkëtuara, krahas Evertonit që renditet në vendin e 12 me 10 pikë të tubuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe Tottenhami regjistroi fitore me rezultat të thellë 5:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqiten Emerson Royal, Kulusevski dhe Tanganga, kurse te Evertoni mungojnë Godfrey, Gordon, Patterson, Townsend, Holgate dhe Mina.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Tottenham (3-4-2-1): Lloris; Davies, Dier, Romero; Perisic, Hojbjerg, Bentancur, Doherty; Son, Richarlison; Kane

Everton (4-3-3): Pickford; Coleman, Coady, Tarkowski, Mykolenko; Iwobi, Gueye, Onana; McNeil, Maupay, Gray

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk i ka zbatuar vërejtjet e vitit 2020 dhe 2021

Story i radhës

​Scholz: Po ndërmarrim të gjitha masat për të shmangur krizën energjetike

Të fundit nga