E ardhmja e sulmuesit Harry Kane të Spurs është në ajër.
Harry Kane shkëlqeu për Tottenhamin në fitoren e tyre 3-2 kundër Manchester City të shtunën, duke treguar se pse kampionët e Premier Ligës e kërkonin me ngulm kapitenin e Anglisë.
City ishin afër për të nënshkruar me Kane në verën e vitit 2021, por shefi i Tottenhamit Daniel Levy refuzoi një ofertë prej 127 milionë funte të kampionëve të Premier Ligës.
Për t’u larguar nga aty Kane nuk ishte paraqitur në disa seanca stërvitore para sezonale dhe nuk kishte luajtur në dy ndeshjet e para të sezon.
Pas një fillimi të vështirë të sezonit për Kane, ku kishte shënuar vetëm dy gola para Krishtlindjeve, ishin ngritur pyetje nëse 28 vjeçari ka dëshirë të luajë dhe se ai nuk ishte më në top-formë. Por, ai tani duket shumë më i lumtur pasi që shënoi dy gola kundër City, një pikënisje kjo që do ta ringjallë atë këtë sezon.
A do t’i ofrojë kontratë të re Tottenham, Kane-it?
Kontrata e tanishme e Kane e mban atë në Spurs deri më 2024, por ai mund të synon prapë largimin në verë nga ky klub.
Spurs më se miri duhet të tentojnë ta mbajnë Kane duke i ofruar atij një kontratë të mirë që do t’i stabilizonte të dyja palët dhe kështu t’i përfundojnë spekulimet për të ardhmen e Kane.
Conte mund të jetë çelësi që Kanë të qëndrojë
Prezenca e Antonio Contes në Spurs ka ngjallur skuadrën dhe italiani do të jetë faktor vital nëse Kane vendos të qendrorë.
Kane dëshiron që Levy ta mbështesë në kërkesa Conten për transfero dhe kështu t’i rrisë shanset që të fitojë ndonjë trofe me Spurs pas 14 viteve në këtë skuadër.
Paraqitja në finale e Spurs më 2019 duket se ka ndodhur që një kohë të gjatë dhe mund të konsiderohet një kohë jo e mirë për klubin që nga ajo kohë kur ata përfunduar si të dytët pas Liverpoolit.
Kanë kaluar dy vite prej që Tottenham ka qenë në Ligën e Kampionëve dhe Kane dëshiron që të luajë sa më shpejt në fazat më të vonshme për klube në futboll.
Pavarësisht se humbën tri ndeshje rënd, Spurs ende mbesin në garë për top katër edhe pse ata kanë katër ndeshje më pak se Manchester United pasi që kanë tri ndeshje më pak të zhvilluara.
Nëse Spurs arrin të përfundojnë në vend të katër dhe nëse Conte mbetet në timonin e skuadrës, mund të jetë e mjaftueshme që Kane të qëndrojë aty edhe për një sezon.