Sezon i vështirë për Maguire

Harry Maguire ka pasur një sezon të dobët deri me tani me Manchester United, ku disa herë skuadra e tij kishte pësuar gol shkaku i gabimeve të tij në mbrojtje dhe lejimi i skuadrës që të ekspozohen dhe të bien në presion në vijën e fundit 

Megjithatë, mbrojtësi e ka treguar formën e tij gjatë fitores 4-2 kundër Leeds United në Elland Road, ku Maguire shënoi golin e parë. 

Natyrisht, goli me kokë i Maguire ishte goli i parë që United e shënoi pas një rivënie nga këndi në këtë sezon, një statistikë që duhet ta shqetësojë angclezin. 

“Ka qenë e lodhshme, sidomos për mua”, tha Magurire për Sky Sports.’ 

“I shoh statistikat dhe ndihem i turpëruar. Ndërprerjet janë një pjesë e rëndësishme e lojës, sidomos kur ato janë të barabarta, ndeshjet e mëdha. Goli i parë është krucial”. 

“Ne nuk kemi luajtur si duhet këtë sezon, por nëse ne përmirësojmë dhe shënojmë në ndërprerje, do të jemi më lart në tabelë. Është një pjesë e rëndësishme e lojës kjo”. 

Çështja e kapitenit 

Maguire ishte bërë kapiten nga Ole Gunnar Solskjaer në janar të vitit 2020, vetëm pas pesë muajve kur United pagoi për të plot 80 milionë funte. 

Në përgjithësi, paraqitjet e Maguires kanë qenë të paqëndrueshme me disa tifozë që besojnë së 28 vjeçarit duhet t’i merret shiriti i kapitenit. 

Ralf Rangnick thotë se Maguires i duhet kohë që të luajë në një përbërje me katër mbrojtës dhe mendon se Maguire do të jetë kapiten për pjesën e mbetur të këtij sezoni. 

“Ai kishte disa momente dobësie kundër Southampton dhe ku ne pranuam gol kundër Burnley, por ai është kapiteni i jonë dhe nuk shoh arsye për ta ndryshuar këtë”, tha Rangnick për mediat. 

Orar i ngjeshur

United do të këtë gjashtë javë shumë kruciale, përfshirë edhe dy ndeshjet në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit në 1/8-ën e finales. 

Djajtë e Kuq nuk janë paraqitur në çerekfinale të garës së rëndësishme prej vitit 2019 dhe ata kanë një mundësi që të arrin në këtë fazë pasi që këtë sezon e kanë prezent Cristiano Ronaldon. 

Në Premier Ligë, United janë në vendin e katër, por skuadrat pas tyre kanë ndeshje të paluajtura.

Ata luajtën kundër Watford, të cilët i kishin mposhtur 4-1 në nëntor, këtë të shtunë por ndeshje të mëdha i presin gjatë këtij muaji ku do të luajnë kundër Manchester City, Tottenham dhe Liverpool para se të vijnë ndeshjet e Kombëtarëve.

Pa dyshim, mbrojtja e United do të përballet me një presion serioz që do të jetë indikator i vërtetë që do të na tregojë se a i është kthyer më të vërtetë formës së mirë Maguire. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tottenham shqyrton mundësitë për rinovimin e kontratës së Kane

Story i radhës

Kaq ishte, ndahen Donald dhe Trixa?!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish