toshkovski pas shume vitesh mpb ja ka nje minister qe eshte normal 6a1885ae5b9c5

Toshkovski: Pas shumë vitesh, MPB-ja ka një ministër që është normal

May 28, 2026
1 minut lexim
Screenshot 20260528 193703 Facebook

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka nxitur reagime të shumta në Kuvend, duke deklaruar se pas plot dy dekadash, Maqedonia më në fund ka marrë një „ministër normal“ në krye të MPB-së.

​Kjo vetëlëvdatë e tij, e cila në kulisat parlamentare u interpretua si një glorifikim direkt i vetvetes, automatikisht i futi në kategorinë e të „papërgjegjshmëve/jo-normalëve“ të gjithë paraardhësit e tij në këtë funksion – përfshirë Gordana Jankuloskën, Mitko Çavkovin dhe Oliver Spasovskin.

Në vend të përgjigjeve konkrete për serinë e pyetjeve të deputetëve lidhur me lëshimet në siguri, Toshkovski tha se MPB-ja nën udhëheqjen e tij po shënon suksese historike.

​„MPB-ja po jep rezultatet më të mira në 20 vitet e fundit dhe ju duhet të krenoheni me këtë, e jo të shpikni histori. Ju nuk mund ta pranoni që më në fund, pas shumë vitesh, ka një ministër që është normal“, porositi Toshkovski nga foltorja, duke e përfunduar me një metaforë rruge: „…do ta shohim se kush do të kruhet në fund të ditës“.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keyeparlamentari gashi pret delegacione nderkombetare ne forumin per diplomaci kulturore 2026 6a1884665eaeb
Lajmi i mëparshëm

Keyeparlamentari Gashi pret delegacione ndërkombëtare në Forumin për Diplomaci Kulturore 2026

Të fundit nga

ShkoLartë