toshkovski arrijne er traktoret dhe helikopteret nga turqia sllovenia serbia dhe mali i zi 66955158be3fa

Toshkovski: Arrijnë “er traktorët” dhe helikopterët nga Turqia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi

July 15, 2024
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se sot (15.07.2024) në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt seanca e Komisionit Drejtues për Koordinimin e Sistemit për Menaxhimin e Krizave, të cilën e kryesoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ku morën pjesë ministrat e Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, si dhe kreut të Grupit të Vlerësimit të Rrezikut Stojançe Angelov.

“Në takim u konstatua nevoja e aktivizimit të mekanizmave ndërkombëtarë për ofrimin e ndihmës në avionë, të cilët do të përfshihen në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin këto ditë”.

“Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur nga Turqia dy “er traktor” dhe një helikopter, të cilët tashmë po punojnë aktivisht në terren. Gjatë ditës së nesërme dy helikopterë do të arrijnë nga Sllovenia dhe nga një helikopter nga Serbia dhe Mali i Zi”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministrat shprehën mirënjohjen e tyre për vendet mike që po na ndihmojnë në përballimin e zjarrit.

MARKETING

RENT A CAR

nuk i kam kushtuar vemendje thote dehari per qeverine e re 66955071d588d
Story i mëparshëm

“Nuk i kam kushtuar vëmendje” – thotë Dehari për Qeverinë e re

aksident ne shkoder 23 vjecarja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga transportohet ne spital 669552c42bd9e
Story i radhës

Aksident në Shkodër, 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Transportohet në spital

Të fundit nga

ShkoLartë