Fatmir Dehari, njëri nga figurat e rëndësishme në BDI, dhe kryetar i Kërçovës, “kursen” nga kritikat qeverinë e re VMRO-VLEN. Thotë se nuk i ka kushtuar vëmendje funksionalitetit të saj.
Marrjen e etnive joshshqiptare në koalicionin Fronti Europian, Dehari e sheh si një veprim shumë të qëlluar.
Dehari gjithashtu shtoi se Marrëveshja e Ohrit është themeli i hapërimit të shtetit drejt BE-së.
Ndryshe Fronti Europian vazhdimisht ka kritikuar Qeverinë e re që kur u paralajmërua koalicioni VMRO-VLEN, sidomos për çështjen e legjitimitetit, por tani për tani Dehari nuk pati ndonjë kritikë të ashpër. Ai më herët i kursente kritikat edhe ndaj Grupit të Zjarrit.
Burimi: tv21