Toni Kroos: Topi i Artë? Nuk më intereson, por ju them kush e meriton

October 18, 2024
1 minut lexim

Toni Kroos u tërhoq disa muaj më parë, por shumë besojnë se ai mund ta fitojë Topin e Artë, pasi ka fituar praktikisht të gjithë trofetë dhe ka qenë shtylla e Realit të Madridit dhe Gjermanisë për shumë vite.

Ish-mesfushori ka dhënë një intervistë për “Telediario”, ku i është rikthyer episodit të diskutueshëm të dorës së Cucurellas në çerekfinalen e Kampionatit Evropian mes Spanjës dhe Gjermanisë:

“Të gjithë jemi dakord që mund të ishte dhënë një penallti? Ishte prekje me dorë, po? Spanja e meritoi titullin, asgjë nuk do të ndryshojë tani.”

Dalja në pension: “Jam shumë mirë. Nëse vendos diçka, është sepse jam i bindur për të, kështu që e bëj.

Kjo nuk do të thotë se nuk është e vështirë për mua. Në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me futbollin, ne vuajmë me gjëra të tjera në jetë.

Sigurisht që jam i lumtur që njerëzit flasin pozitivisht për mua dhe thonë se u mungoj.

Do të thotë se kam bërë diçka të mirë në këto dhjetë vjet në Madrid. Nuk kam asnjë dyshim se ata do të vazhdojnë të fitojnë”.

Topi i Artë: “Problemi im është se ky çmim nuk është i rëndësishëm për mua. Vinicius e meriton, Jude Bellingham e meriton, Carvajal e meriton… Nuk më intereson”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë ndodhi? Kiara Tito shpërthen në lot në videon e fundit

Story i radhës

Kryetari Komunës së Gazi Babës më “i fortë” se ligji!

Të fundit nga

ShkoLartë