Tonali: Njeriu i parë që kam vendosur në trup ka qenë gjyshja ime

min lexim

Tatuazhet. Një tabu për disa e një pasion për të tjerë. I tillë është edhe rasti i Sandro Tonalit që ka dhënë një intervistë vetëm në lidhje me tatuazhet e tij.

Sa herë e keni ngjyrosur trupin?

“Nuk e di, por është në pasion i hershëm. Në qytetin tim kishte një studio tatuazhesh dhe gjithmonë kam pasur dëshirë të përjetësoj diçka në lëkurë. Aty kam bërë edhe të parin”.

Jeni ndikuar nga shoqëria?

“Jo, më së shumti do të thosha nga futbollistët. Ka shumë atletë nëpër botë që janë të tatuuar. Shumica e familjes sime është kundër, megjithatë mua më pëlqejnë dhe i bëj”.

Çfarë keni përjetësuar në trupin tuaj?

“Njerëzit e dashur, familjarët apo data të rëndësishme. Njeriu i parë që kam vendosur në trup ka qenë gjyshja ime Xhina, nëpërmjet datës së saj të lindjes. Ajo është shumë e rëndësishme për mua. Më telefonon para ndeshjeve dhe pas atyre ku paraqitem mirë. Është e çmendur për Milanin e është bërë më keq tani që jam edhe unë në skuadër”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjithçka që duhet të dini për Hënën e Re që vjen në fund të muajit prill

Story i radhës

“Një i dërguar privat…” Ja çfarë thotë Berisha për ndërmjetësin që i dërgoi në zyrë ambasadorja Kim

Të fundit nga