Tom Cruise është përpjekur gjatë viteve të konvertojë yje të tjerë në “Scientology”. Mes tyre David Beckham, të cilin u përpoq ta bindë duke ndërtuar një fushë futbolli posaçërisht për të.
Kështu shkruan menaxheri Mike Rinder, ish-zëdhënës i “Scientolgy”, në librin me titull “Një miliard vite: ikja ime nga një jetë në rangjet më të larta të Scientology”.
“Tom dhe Scientology, – nënvizon ai, – kanë ndërtuar një kamp ekskluzivisht për David në San Jacinto, Kaliforni. Por nuk ishte e mjaftueshme, Beckham nuk e pranoi kurrë”.
Rinder konfirmoi gjithashtu atë që është përfolur në Hollywood prej vitesh: organizata ka ndërhyrë disa herë në jetën e dashurisë së Maverick.
Në vitin 2004, kur Tom po takohej me Penelope Cruz, “Scientology’ dyshohet se rinovoi një ndërtesë në Spanjë me qëllimin për ta kthyer atë në një qendër të re, por aktorja shpejt e la kolegun e saj.
Rinder tha më tej se “Scientology” nuk do ta kishte parë kurrë me mirësi Nicole Kidman, veçanërisht pasi babai i australianes ishte psikiatër dhe se Church e mohon psikiatrinë, sepse do të ofronte trajtim të pahijshëm dhe varësi të tepruar nga ilaçet psikotrope.