TM Roh, presidenti dhe shefi i MX (Mobile Experience) në Samsung Electronics, në postimin e tij të fundit në blog shprehet se vitin e kaluar, ka zgjeruar përgjegjësitë e tij, duke udhëhequr Qendrën e Dizajnit të Korporatës. Karriera e tij si inxhinier i ka mësuar se dizajnet më sublime janë të ndërthurura me inovacionin teknologjik. Kjo përgjegjësi e tij e re i lejon TM Roh të eksplorojë më shumë se si sinergjia e dizajnit, inxhinierisë dhe R&D mund të sjellë përvoja transformuese. Ai shprehet se me kolegët e tij projektues, ka nisur një eksplorim të thellë të strategjisë së dizajnit të Samsung për të kuptuar rrënjët e tij dhe për të imagjinuar zhvillimin e Samsung.
Kohë të ndryshme, angazhim i pandryshuar
Në postimin e tij në blog, TM Roh rikujtoi filozofinë e Samsung, në vitin 1996: “Frymëzuar nga njerëzit, krijojmë të ardhmen”.
Ai theksoi se krijimet e Samsung janë konceptuar duke pasur fokusin tek përdoruesi, pasi kjo qasje e përqendruar te përdoruesi është çelësi i së ardhmes dhe vlen akoma më shumë tani pas 30 vitesh.
“Përdoruesit vlerësojnë përvojat mbi arritjet e thjeshta dhe lidhjet domethënëse mbi aftësitë e papërpunuara teknologjike. Ne e kemi seleksionuar filozofinë e dizajnit Samsung në tre identitete të dizajnit, secili duke pasur përdoruesin në qendër: produktet tona duhet të jenë Esenciale, Inovative dhe Harmonike. Dizajni esencial evidenton lehtësinë e përdorimit të përditshëm. Dizajni inovativ thekson origjinalitetin. Dizajni harmonik siguron që të gjithë elementët të punojnë së bashku për një qëllim holistik, në përputhje me vlerat shoqërore, mjedisore dhe etike.” – u shpreh TM Roh.
Frymëzuar nga njerëzit, krijojmë të ardhmen
TM Roh shprehet se tre identitetet e dizajnit ilustrojnë ekosistemin më të fundit të harduerit dhe softuerit të Samsung.
Për shembull, funksioni i palosjes dhe shpalosjes së një smartphone duket i thjeshtë. Sidoqoftë, ajo thjeshtësi që përdoruesit ndjejnë arrihet vetëm përmes një fokusi rigoroz ndaj detajeve. Pamja minimale dhe e hijshme që përbëhet nga teknologjia e specializuar e menteshave vërteton angazhimin tonë dhe bukurinë e natyrshme të dizajnit esencial.
Ajo që është interesante të theksohet janë fjalët e TM Roh në lidhje me dizajnin e pajisjeve të palosshme,që priten të prezantohen në eventin Unpacked :
“Kemi rritur standardet për ergonominë e smartfonëve të palosshëm. Një ndryshim prej milimetrash në trashësinë e një pajisjeje mund të mos duket si një ndryshim i madh, por çdo gram dhe milimetër në një pajisje të palosshme kërkon një përparim inxhinierik. Kërkon mjeshtëri dhe pasion. Kur bëhet mirë, përfitimi për përdoruesit është i madh. Kjo është arsyeja pse ne kemi sjellë ndryshime inovative, për t’i bërë pajisjet tona të fundit të palosshme më të holla dhe më të lehta se gjeneratat e mëparshme. Me pajisjet tona të palosshme, vetë-shprehja arrin nivele të reja falë përvojës më fleksibël të kamerës dhe një përvojë të përmirësuar ‘multitasking’ që rrisin produktivitetin duke funksionuar si një PC.”
Për më tepër, ai tregoi se Samsung Galaxy Tab dhe Wearables janë krijuar në të njëjtën filozofi. Ata punojnë me njëri-tjetrin në mënyrë harmonike në një ekosistem që ofron një përvojë të fuqishme të ndërlidhur, duke shërbyer si një zgjatje e pandërprerë e nevojave, prioriteteve dhe personalitetit tuaj unik.
Gjithashtu, TM Roh thekson se me vizionin e Samsung Galaxy “Frymëzuar nga njerëzit”, nuk nënkuptojnë vetëm njerëzit, por edhe komunitetet e tyre, mjedisin apo planetin e tyre.
Pajisjet Samsung Galaxy po dizajnohen duke pasur parasysh qëndrueshmërinë për të ardhmen, sepse edhe veprimet më të vogla kontribuojnë për një ndikim më të madh, siç është mbrojtja e planetit tonë. Kur themi, ” Creating the Future “, kjo përfshin përgjegjësinë e Samsung për të siguruar një të nesërme të qëndrueshme për brezin e ardhshëm.
Udhëtimi ynë i përbashkët drejt një të nesërme më të mirë
Për TM Roh kur dizajni bashkohet me inovacionin teknologjik, ai sjell mundësi të reja dhe se me teknologjitë inovative, njerëzit mund të shfrytëzojnë sa më shumë të sotmen dhe të krijojnë një të nesërme më të mirë.
Gjithashtu, TM Roh ju fton të bashkoheni në eventin Unpacked, ku do të prezantohen pajisjet dhe përvojat më të fundit të Samsung.
“Në gati 30 vjet përgatitje, vjen dhe një kulm i dizajnit të frymëzuar nga njeriu. Por ky është gjithashtu vetëm fillimi. Duke parë mënyrat se si risitë tona ndërthuren në jetën tuaj, duke ofruar mundësi të reja për kreativitet, produktivitet ose për të shprehur vetveten, do të zhvillojmë hapat e ardhshëm të rrugëtimit tonë. Pra, le ta lundrojmë në këtë udhëtim së bashku, duke shfrytëzuar dizajnin dhe teknologjinë për të krijuar një të ardhme, që ju reflekton më së miri juve. Shënoni datën 26 korrik në kalendarin tuaj! “ – njoftoi TM Roh.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.
BURIMI: PCWORLD.AL