Tjetër përgjim, Mërtiri flet me shoferin e Ahmetajt

July 13, 2023
1 minut lexim

Klan News ka siguruar një tjetër përgjim të SPAK që fakton miqësinë e Arben Ahmetajt me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.

Rezulton se më datë 5 Shtator 2017, në orën 16:38, biznesmeni Mërtiri ka përdorur telefonin e Zotos për të komunikuar me shoferin e ministrit të Financave dhe të Ekonomisë.

Mërtiri i kërkon Gonit të lajmërojë Arben Ahmetajn se i është thyer telefoni. Nga biseda e tyre, kuptohet që Mirel Mërtiri, i cili njihet edhe si Klodian Mërtiri, ka njohje dhe me shoferin e ministrit.

Shoferi: O Zoto!

Mertiri: O Gono!

Shoferi: Çfarë bën?

Mërtiri: Klodi jam, Klodi…

Mërtiri: Çfarë bën? Ça bëre ti lale?

Shoferi: Mirë.

Mërtiri: Ore se kam telefonin se m’u thye, thuaj i çik fratelos që ta dijë ai se mos më merr mua, kur mundet të më kontaktojë e s’më kap.

Shoferi: Të të marri këtu?

Mërtiri: Jo mo jo, ky është telefoni i Zotos, po pati gjë t’i shkruajë Zotos dhe i dal unë në telefon.

Mërtiri: Mirë mirë, thuaj ti se m’u thye telefoni.

Shoferi: E mirë vëlla, mirë.

Mërtiri: Si ka qenë ai?

Shoferi: Mirë po ja është në mbledhje, se kam takuar fare që nga ora 11.

Mërtiri: Po iku mirë në mëngjes? Vajtët mirë?

Shoferi: Po mirë, i çik presion rrugës, u nisëm vonë, u nisëm nga ora 9:20.

Mërtiri: Po andej nga Maqedonia, çfarë u bë?

Shoferi: Po, kanë dërguar Tanin, nuk e di.

Rezulton se për inceneratorin e Elbasanit, prokuroria e këtij rrethi ka hapur hetimet që në vitin 2017, por më pas gjykata mbylli çështjen me argumentin se nuk u gjetën prova.

SPAK ka ngritur ndaj Arben Ahmetajt tre akuza: pastrim parash, korrupsion pasiv në 6 raste dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Në kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, thuhet se Arben Ahmetaj ka marrë përfitime të drejtpërdrejta e të tërthorta për inceneratorët, nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bashkëpunimi i Dafinës dhe Getit po vjen më shpejt se ç’mendoni ju!

Story i radhës

Ambasadori amerikan reagon për situatën në Kuvend

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë