Tjetër ofertues i hynë garës për blerjen e Chelseat

March 17, 2022
1 minut lexim

Kompania londineze “Aethel Partners” është bërë ofertuesi i fundit për blerjen e kampionit evropian Chelsea, duke bërë një ofertë prej 3.1 miliardë eurosh, raporton “ESPN”.

Bëhet e ditur që propozimi përfshinë një investim prej 70 milionë eurosh për të mbrojtur klubin nga falimentimi, ku Chelsea është duke funksionuar me ndihmën e një licence të veçantë të lëshuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe, e cila vuri sanksione të shumta drejt Abramowich për shkak të agresorit rus drejt Ukrainës.

Sipas burimeve të “ESPN”, oferta është bërë nga “Aethel Partners”, jo me ndihmën e ndonjë personazhi të famshëm ose ndonjë miliarderi.

Po ashtu, spekulohet se ka më shumë se 30 oferta për ta blerë kampionin evropian, ndër to familja Ricketts, të cilët janë pronarë të Chicago Cubs, dhe bashkëpronari i Los Angeles Dodgers dhe La Lakers Todd Boehly.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A po arrihet një marrëveshje paqeje? Detaje nga biseda Erdogan-Putin

Story i radhës

Dushi: Rama ka bërë punë të jashtëzakonshme në 100 ditët e para si kryetar i Prishtinës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë