A po arrihet një marrëveshje paqeje? Detaje nga biseda Erdogan-Putin

Kërkesat e Presidentit Vladimir Putin janë koncize dhe pas një telefonate midis liderit rus dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, katër prej tyre janë mjaft të lehta për t’u arritur marrëveshja, më tha kryekëshilltari i Erdoganit, Ibrahim Kalin, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ato përfshijnë një pranim nga Ukraina se ajo duhet të jetë neutrale në të ardhmen dhe nuk duhet të bëhet anëtare e aleancës ushtarake perëndimore, NATO-së. Presidenti i Ukrainës Zelensky tha të njëjtën gjë një ditë më parë.

Kërkesat e tjera që Putin po bën përfshijnë një “klauzolë denazifikimi”, e cila – edhe pse fyese për Zelensky-in – duket mjaft e lehtë për t’u pranuar.

Putini po kërkon gjithashtu pjesë të Ukrainës lindore dhe pranimin nga Zelensky që Krimea, e pushtuar nga Rusia në vitin 2014, tani është pjesë e përhershme e Rusisë.

Kjo, tha Putin, mund të zgjidhet vetëm ballë për ballë me kundërshtarin e tij ukrainas, i cili tashmë ka thënë se është i gatshëm të flasë.

Por pala turke mendon se mund të kalojnë javë përpara se të ketë ndonjë marrëveshje.

Ibrahim Kalin, i cili dëgjoi thirrjen, u pyet se si dukej Putini, ishte ai i emocionuar, apo ndoshta kërcënues?

 Jo, tha këshilltari i presidentit turk – ai kishte qenë normal dhe i saktë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Android 13 nuk do të dërgojë njoftime pa lejen e përdoruesve.

Story i radhës

Tjetër ofertues i hynë garës për blerjen e Chelseat

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish