Vetëm pak orë pas aksidentit të frikshëm në Gaziantep te Turqise, ku 16 persona, mes tyre qytetarë, gazetarë, zjarrfikës dhe pjesëtarë të stafit mjekësor të ambulancave humbën jetën pasi u morën para nga një autobus që udhëtonte me shpejtësi, skena është përsëritur në Mardin.
Mediat turke raportojnë për një tjetër aksidenti, me 16 viktima, ku një kamion është futur mes për mes turmës së njerëzve.
Në pamjet e para nga vendngjarja shihet kaos total, teksa kamioni që vjen me shpejtësi ka marrë përpara njerëzit duke shkaktuar jetë të humbura dhe shumë të plagosur.
Ndërkohë raportohet se mes viktimave ka edhe fëmijë.