Titulli i La Ligas mbetet në Madrid, Reali shpallet kampion

1 minut lexim

Ka përfunduar ndeshja mes gjigantit spanjoll Real Madrid dhe skuadrës së Espanyolit, ku nikoqirët kanë siguruar fitoren dhe titullin e kampionit në La Liga.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Real Madridi e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0 skuadrën e Espanyolit.

Protagonistët e fitores së sotme ishin yllin brazilian Rodrygo me dy gola të shënuar, dhe Asensio e Benzema me nga një gol.

Me këtë fitore, Reali arrin të shpallet për të 35-ën herë kampion i La Ligas, duke e mbyllur debatin e titullit katër ndeshje pa përfunduar La Liga.

“Galaktikët” e Carlo Ancelotti mbajnë titullin e La Ligas në qytetin e Madridit, por e rikthejnë në “Santiago Bernabeu” pasi që vitin e kaluar e kishte fituar rivali i tyre i qytetit, Atletico Madridi.

Deri tani, pas plot 34 ndeshjeve të zhvilluara, Reali ka regjistruar 25 fitore, gjashtë barazime dhe tre humbje, ku renditet në vendin e parë me gjithsej 81 pikë të arkëtuara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëzimi i Berishës në Kuvendin e PD-së, reagon Braçe: Po shko o qyq në shtëpi, boll i le kockat rrugëve

Story i radhës

Shefi i OKB-së informoi presidentin turk për takimet e tij me Putin dhe Zelensky

Të fundit nga