Partizani nuk ka pushuar pas derbit, por ka nisur menjëherë punën për të harruar atë humbje ndaj Tiranës, tejet e dhimbshme për nga mënyra se si erdhi.
Tashmë nis menjëherë puna për të përgatitur ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë, e cila luhet vetëm të premten, pra pas tri ditësh.
Në seancën e zhvilluar në paraditen e djeshme, lojtarët titullarë në derbi zhvilluan stërvitje me ngarkesë të ulët fizike, me synimin për të çlodhur muskujt.
MUNGESAT – Masanga Matondo është mungesa e sigurt për Partizanin ndaj Vllaznisë.
Mesfushori u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të ndeshjes me Tiranën dhe është i pezulluar në këtë javë.
Ndërkohë, edhe Telushi pritet të mungojë, pas dëmtimit që pësoi ndaj bardhebluve, ku nuk luajti dot më shumë se 10 minuta.