Tirana vishet me ngjyrat e derbit, pritet një “Air Albania” i mbushur plot

1 minut lexim

Në “Air Albania”, sonte në orën 19:00 do të luhet derbi Partizani-Tirana.

Të kuqtë pritës do të kërkojnë të thyejnë “mallkimin” pasi kampionët aktualë të Shqipërisë nuk mposhten nga Partizani prej pesë ndeshjesh.

Sfida pritet me shumë rivalitet, ku “demat e kuq” vijnë si kryesues të kampionatit me 12 pikë, + 4 nga bardheblutë e vendit të 5-të.

Kampionët në fuqi të Orges Shehit do të luajnë këtë ndeshje pas fitores ndaj Teutës, teksa nuk mposhten prej 3 ndeshjesh, disfata e parë dhe e fundit ishte kundër Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi” me shifrat 1-2.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ju prezantojmë yllin e ri në skenën shqiptare, Barbara

Story i radhës

Gashi: Greva në arsim nuk ka fitues por humbës

Të fundit nga