Në sezonet e fundit, Tirana i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Akademisë së saj, teksa mjafton të përmendim talente si Ismajlgeci, Çelhaka, Muçi, Doka apo edhe së fundmi me Gjumsin, Stafën e Kukën.
Falë punës dhe talentit, lojtarët e kryqytetasve tashmë janë bërë pjesë edhe e kombëtares së Shqipërisë, ekipit të parë apo moshave kuqezinj. Së fundmi, klubi bardheblu ka publikuar edhe emrat e lojtarëve të Tiranës që në tre vitet e fundit kanë veshur fanellën e kombëtares ndërsa shtojnë se ndihen krenarë për këtë arritje.
Deklarata e Tiranës:
Lista
“Ndër arritjet më të mëdhaja të një klubi është kontributi që jep për ekipin kombëtar.
Krenarë dhe mirënjohës që prej vitesh furnizojmë kombëtaren shqiptare të Futbollit dhe kjo listë tregon sa shumë emra ka patur vetëm në 3-vjeçarin e fundit. Akademia e Futbollit Tirana ka prodhuar një numër të lartë talentesh që kanë veshur fanellën kuqezi. Kaq bukur të shohësh kaq shumë të rinj të akademisë bardheblu të luajnë për skuadrën e të gjithë shqiptarëve”.