Tirana mposht Farkën

February 19, 2022
1 minut lexim

Ka nisur java e 13-të e Superligës në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur dy takimet e para.

Tirana fitoi me lehtësi 3-0 (25-13, 25-13, 25-10) ndaj Farka Volley, duke udhëhequr e vetme renditjen. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për bardheblutë, që ngjiten në kuotën e 30 pikëve.

Në vendin e dytë ngjitet Partizani, që mundi po 3-0 Skënderbeun (25-17, 29-27, 25-18). Takimi u dominua në përgjithësi nga të “kuqtë”, që vuajtën disi në setin e dytë, vendosur në pikët  shtesë.

Partizani, parakalon përkohësisht Erzenin në renditje, ndërkohë që janë ende për t’u luajtur edhe dy takime të kësaj jave.

Superliga-Meshkuj, java e 13-të

Farka Volley – Tirana, 0-3

Partizani – Skënderbeu, 3-0

Teuta – Elbasani, 19 shkurt

Erzeni – Vllaznia, 22 shkurt

Studenti (pushim)

Renditja: Tirana 30 pikë, Partizani 28 pikë, Erzeni 27 pikë, Skënderbeu 20 pikë, Elbasani 13 pikë, Teuta 12 pikë, Vllaznia 10 pikë, Studenti 10 pikë, Farka Volley 0 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohet një person në Tetovë, kjo është arsyeja

Story i radhës

Kryengritësit pro rus në Ukrainën lindore urdhërojnë mobilizimin e plotë

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë