Tirana leksion Vllaznisë pretendente

min lexim

Partizani dhe Skënderbeu udhëheqin renditjen e Superligës në volejboll për femra me 9 pikë të plota pas tri javëve të para. Këto skuadra fituan edhe në ndeshjet e radhës, ndërkohë që bie në sy starti i dobët i këtij sezoni nga Vllaznia pretendente, me tri humbje radhazi.

Shkodranet u mundën sot 3-0 nga Tirana në kryeqytet (25-23, 29-19, 25-17), një ndeshje e dominuar nga bardheblutë, që morën tri pikë të rëndësishme në renditje. Pa probleme fitoi 3-0 edhe Skënderbeu kampion, që mundi Korabin e vendit të fundit (25-13, 25-12, 25-8).

Vijojnë paraqitjet e mira të Partizanit, që pas triumfit në Kupën e Federatës dominon edhe në kampionat. Të kuqtë fituan sot 3-0 ndaj Teutës në “Asllan Rusi” (25-10, 25-7, 25-21). Një ndeshje që ishte një formalitet për kryeqytetaset, që këtë sezon nuk kanë pësuar ende asnjë humbje.

Në ndeshjet e Kategorisë së Parë, skuadra e Pogradecit udhëheq me 6 pikë të plota pas dy javëve të para. Sot, skuadra liqenore, mundi 3-1 Mirditën (19-25, 25-15, 25-12, 25-13), një fitore me përmbysje. Në Vlorë, ekipi vendës i Flamurtarit fitoi me vështirësi 3-2 ndaj Elbasanit (25-13, 21-25, 22-25, 25-15, 15-10), një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.

Superliga-Femra, java e tretë

Partizani – Teuta, 3-0

Tirana – Vllaznia, 3-0

Skënderbeu – Korabi, 3-0

Barleti Volley – Lushnja, 16 tetor

Renditja: Partizani 9 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Barleti Volley 6 pikë, Tirana 6 pikë, Lushnja 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e dytë

Flamurtari – Elbasani, 3-2

Pogradeci – Mirdita, 3-1

Renditja: Pogradeci 6 pikë, Elbasani 4 pikë, Flamurtari 2 pikë, Mirdita 0 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ish-gjenerali amerikan: Çlirimi i Krimesë i mundur deri në verë

Story i radhës

Aksion në Lezhë, arrestohen 5 personave, disa nën efektin e alkoolit

Të fundit nga