tirana i rikthehet normalitetit pas shirave te rrembyeshem punonjesit e bashkise ne terren 6470f54834d09

Tirana i rikthehet normalitetit pas shirave të rrëmbyeshëm, punonjësit e Bashkisë në terren

May 26, 2023
1 minut lexim

Në të gjitha rrugët e kryeqytetit është rikthyer normaliteti, pas reshjeve të rrëmbyeshme që ranë me sasi të mëdha brenda një kohe të shkurtër.

Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe te ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.

Sikurse mund ta shihni dhe nga fotot, pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet kanë qenë edhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ekipet e emergjencës të cilët punuan për rikthimin në normalitet të rrugëve në kryeqytet.

Mirënjohje ekipeve të emergjencave të Qytetit të Tiranës, për rikthimin në normalitet të akseve të Tiranës pas rrebeshit të sotëm! Në punë minutash i kthehemi plotësisht rutinës së qytetit”, shkruan Veliaj.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bujar osmani kerkon uljen e tensioneve ne veri te kosoves 6470f3318987a
Story i mëparshëm

Bujar Osmani kërkon uljen e tensioneve në veri të Kosovës

tensionet ne veri te kosoves osmani veprimet e policise jane legjitime 6470f6b3b5d55
Story i radhës

Tensionet në veri të Kosovës, Osmani: Veprimet e policisë janë legjitime

Të fundit nga

ShkoLartë