Bujar Osmani kërkon uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë thirrje për uljen e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës. Ai përmes një postimi në Twitter ka kërkuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Bujar Osmani ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla. Në këto takime u diskutua për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me OSBE-në përgjatë viteve, raportet bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Caktohet gjyqtari i derbit të balotazhit, Bashkimi – Vëllazërimi

Story i radhës

Tirana i rikthehet normalitetit pas shirave të rrëmbyeshëm, punonjësit e Bashkisë në terren

Të fundit nga