Caktohet gjyqtari i derbit të balotazhit, Bashkimi – Vëllazërimi

Ndeshjen e balotazhit në mes të Bashkimit tw Kumanovës dhe Vëllazërimit nga Kërçova që do të zhvillohet, të dielën, në stadiumin e qytetit në Tetovë (ora 17:00) do ta referoj shkupjani Igor Stojçevski.

Ndihmësi i tiij i parë do te jetë Filip Ickovski dhe i dyti Dejan Dimitrievic. Refer i katërt do teë jetë Dejan Mladenovski.

Stojcevski ishte refer kryesor edhe në finalen e kupës Struga Trim Lum-Makedonija GJP.

Në dy ndeshjet tjera të balotazhit për të plotësuar Ligën e Dytë të Maqedonisë do të takohen: Teteks-Osogovo (stadiumi “Boris Trajkovski” në Maxhari) dhe Vardar Negotinë-Novaci (kërcovë). Edhe këto ndeshje do nisin nga ora 17:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Dymbëdhjetë universitete të huaja në kërkim të profesoreve të gjuhës bullgare

Story i radhës

Bujar Osmani kërkon uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Të fundit nga